Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni mban praninë ushtarake në Korenë e Jugut

UASHINGTON, 4 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka kërkuar skenar për reduktimin e trupave amerikane në Korenë e Jugut, konfirmoi sot këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, disa javë para një samiti historik të parashikuar mes drejtuesve koreano-verior dhe amerikan.

Kjo deklaratë u bë pas informacioneve të publikuara nga “New York Times” që theksojnë se Trump i kishte kërkuar Ministrisë amerikane të Drejtësisë të përgatiste alternativa për reduktimin e numrit të ushtarëve amerikanë të pranishëm në Korenë e Jugut.

Një marrëveshje dypalalëshe autorizon praninë e 28 500 ushtarëve amerikanë në Jug.

“Artikulli i “New York Times” është një absurditet total”, theksoi në një komunikatë, John Bolton.

Dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Donald Trump është shprehur se presidenti nuk i kishte kërkuar Pentagonit të jepte alternativa për reduktimin e forcave amerikane të pranishme në Korenë e Jugut.

Pas disa vitesh tensione për programet bërthamore dhe balistike koreano-veriore, gadishulli ka njohur që prej fillimit të vitit një qetësi, ilustruar nga samiti i fundit mes drejtuesve të Veriut dhe Jugut, në kufirin mes dy vendeve.

Një samit historik do të organizohet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un në javët e ardhshme./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shkalla e papunësisë bie 3,9%
Artikulli tjetërThaçi dekreton ligjin për demarkacionin me Malin e Zi