Ballina Bota

SHBA – Shkalla e papunësisë bie 3,9%

UASHINGTON, 4 maj /ATSH-AFP/ – Shkalla e papunësisë në SHBA ka rënë në muajin prill 3,9%, në nivelin më të ulët që prej 17 vitesh, pavarësisht krijimit të vendeve të punës në një nivel më të ulët nga sa ishte parashikuar, sipas shifrave të departamentit të Punës publikuar sot.

Ekonomia ka krijuar 164 000 vende të reja pune ndërkohë që analistët prisnin krijimin e 190 000 vendeve të reja pune.

Ulja prej dy të dhjetave e shkallës së papunësisë, në nivelin më të ulët që prej dhjetorit 2000, ka qenë e pjesëshme për shkak të një reduktimi të përqindjes së pjesëmarrjes në tregun e punës./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLu: Askush nuk është mbi ligjin, po kapen peshqit e mëdhenj
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni mban praninë ushtarake në Korenë e Jugut