UASHINGTON, 26 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, theksoi dje me keqardhje presidenti francez, Emmanuel Macron pas diskutimeve për këtë çështje me homologun amerikan.
Ai ishte cituar më herët nga media amerikane duke theksuar se Trump po dilte nga marrëveshja për shkaqe të bredshme politike.
“Nuk kam asnjë informacion paraprak, por më është dukur edhe dje se nuk kishte vullnet për ta mbrojtur”, theksoi Macron në një konferencë shtypi duke kujtuar se Donald Trump e kishte bërë daljen nga kjo marrëveshje që prej fushatës së tij.
“Analiza racionale e gjithë deklaratave të tij nuk më bën të mendoj se ai do të bëjë gjithçka për të mbajtur marrëveshjen e nënshkruar me Iranin për të penguar Republikën Islamike të pajiset me bombë bërthamore”, theksoi Macron.
Presidenti Trump, kundërshtar i hapur i marrëveshjes së nënshkruar në korrik 2015, do të njoftojë më 12 maj nëse do ta rrëzojë këtë tekst, ndërkohë që Macron ndodhej atje për t’i kërkuar një marrëveshje të re më të plotë./ /ec/ a.jor.























