OTAVA, 24 prill /ATSH-AFP/ – Drejtuesi i një furgoni, i cili mori përpara turmën, një ditë më parë në Toronto duke shkaktuar vdekjen e 10 personave, ka vepruar në mënyrë të qëllimshme dhe autoritetet deri tani mbështesin tezën e një akti të izoluar, që nuk kishte në shënjestër sigurinë kombëtare të Kanadasë.
Gjatë mbrëmjes policia raportoi për rritje të bilancit të aksidentit automobilistik me pasojë 10 të vdekur dhe 15 të plagosur pas vdekjes së një personi të shtruar në spital.
”Ky akt duket qartësisht i qëllimshëm”, deklaroi Saunders, shefi i policisë i qytetit më të madh kanadez që në këto momente pret ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Sigurisë publike të vendeve të G7-ës. Takimi do të vijojë siç ishte parashikuar të martën, u shpreh shefja e diplomacisë kanadeze, Chrystia Freeland.
”Jam thellësisht i trishtuar pasi u informave për sulmin tragjik në Toronto”, deklaroi kryeministri Justin Trudeau, të hënën në mbrëmje në një deklaratë./ /v.b/ a.jor.























