Ballina Kryesore

Zhytësit në FA të “armatosur” me kurajo, trimëri e përkushtim

Zhytësit në FA të "armatosur" me kurajo, trimëri e përkushtim

Kontributi i zhytësve në FA është mjaft i çmuar, veçanërisht në operacione të ndryshme shpëtimi në det, lumenj apo liqene. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një video-mesazhi tregon se, në FA zhytësit janë të “armatosur” me përkushtim, aftësi, trimëri dhe kurajo për të qenë gati në çdo situatë të vështirë kur kërkohet ndërhyrja e tyre”.https://ata.gov.al/2018/04/24/zhytesit-ne-fa-te-armatosur-me-kurajo-trimeri-e-perkushtim/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 24.04.2018

TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Kontributi i zhytësve në Forcat e Armatosura të Shqipërisë është mjaft i çmuar, veçanërisht në operacione të ndryshme shpëtimi në det, lumenj apo liqene.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një video-mesazhi tregon se, në FA zhytësit janë të “armatosur” me përkushtim, aftësi, trimëri dhe kurajo për të qenë gati në çdo situatë të vështirë kur kërkohet ndërhyrja e tyre”.

Qendra e zhytjeve dhe zhytësit e saj të talentuar kanë zhvilluar operacione të ndryshme, me rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre, si në HEC-et e Komanit, Fierzës, Vaut të Dejës, bllokimin e portës së Liqenit të Tiranës, (kur ndodhi përmbytja në Tiranë), zhbllokimin e rezervuarit në Postribë, Shkodër, Dukaj të Tepelenës, Bunavi, etj.

Po ashtu, ata kanë kryer ndërhyrje të shumta dhe në operacione shpëtimi në det, lumenj apo liqene./a.f//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – 10 të vdekur pas ngjarjes së rëndë në Toronto
Artikulli tjetërKosovë- 20 vjet nga ofensiva serbe në Jabllanicë