Ballina Bota

KINË – Lavrov: Pekini dhe Moska do të bllokojnë çdo sabotim të marrëveshjes për programin bërthamor iranian

PEKIN, 23 prill /ATSH-AFP/ – Kina dhe Rusia do të bllokojnë çdo përpjekje për të sabotuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 me Iranin, theksoi sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov duke gjykuar çdo rishikim të tekstit të papranueshëm, ndërkohë që Donald Trump kërcënoi me tërheqje të SHBA-së.

“Ka përpjekje për të ndërhyrë në rendin ndërkombëtar nga i cili varen Kombet e Bashkuara”, deklaroi Lavrov në përfundim të një takimi në Pekin me homologun kinez, Wang Yi.

“Marrëveshja bërthamore iraniane e vitit 2015, arritur nga fuqitë e mëdha me Teheranin për ta penguar këtë të fundit të pajiset me armë bërthamore është një prej realizimeve më të mëdha të diplomacisë këto vitet e fundit dhe çdo rishikim i këtij dokumenti është i papranueshëm”, theksoi ministri rus.

“Ne e themi qartë, së bashku me Kinën, se do të bllokojmë çdo përpjekje për të sabotuar këto marrëveshje që janë miratuar në kuadër të një rezolute të OKB-së”, konfirmoi Lavrov.

Ai u shpreh një ditë para një takimi të Organizatës për Bashkëpunim në Shangai (OCS), forum që mbledh katër vende të Azisë Qendrore si dhe Kinën dhe Rusinë./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Librit, Bushati vrapim sensibilizues në New York
Artikulli tjetërVendet Skandinave mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë