Ballina Bota

GREQI – Kompania më e madhe energjetike në grevë kundër privatizimit

ATHINË, 23 prill /ATSH-DPA/ – Punëtorët e kompanisë më të madhe të energjisë në Greqi, DEI, filluan sot një grevë 48-orëshe për të protestuar kundër shitjes së shumë termocentraleve.

“Ne rezistojmë”, deklaron unioni në faqen e tij të internetit, duke iu referuar ligjit për privatizimin e pjesshëm të kompanisë që kabineti i kryeministrit Aleksis Cipras ia dorëzoi parlamentit javën e kaluar.

Unioni kërcënoi me një grevë edhe më të gjatë dhe me bllokime të rënda deri sa ky ligj të tërhiqet.

”Fillimisht, plani i protestuesve është i shkurtër. Ata do të bëjnë shkëputje të lokalizuara të energjisë elektrike”, deklaroi një zëdhënës për radion greke.

Privatizimi i pjesshëm i DEI-t ishte një prej kushteve të daljes së Greqisë nga plani ndihmës.

Ai detyroi gjithashtu Ciprasin që të përplasej me një nga sindikatat më të forta të vendit./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrama ”Natën ma”, emocionon publikun në Teatrin Metropol
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Moon Jae In dhe Kim Jong Un në prag të samitit historik