Ballina Lajme nga Vendi

Universitetit “Fan Noli” i shtohen 7 programe të reja studimi

TIRANË, 18 prill/ATSH/-Universitetit “Fan Noli” në qytetin e Korçës do t’i shtohen 7 programe të reja studimi që do të hapen në vitin e ri akademik.

Ky lajm është bërë i ditur nga zv/ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ervin Demo gjatë një vizite të kryer në këtë universitet, nga ku ka folur edhe për llojet e programeve që do ti shtohen këtij universiteti.

“Bëhet fjalë për disa programe dy vjeçare profesionale për të cilat, universiteti ka kryer tashmë aplikimin pranë ministrisë së arsimit”, është shprehur Demo.

Sipas tij, rasti i universitetit të Korçës përben edhe një rast suksesi lidhur me iniciativën e ndërmarrë nga ana e tyre, për të hapur një “dritare” ndryshe për targetimin e studentëve të këtij universiteti. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Interesim i madh për një dokumentar gjerman mbi hebrenjtë e mbijetuar nga lufta
Artikulli tjetërAngazhim në mbrojtjen e pyjeve, vigjilencë kundër zjarreve