Ballina Bota

GJERMANI – Takim Merkel-Trump në Uashington

BERLIN, 18 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel është gati të zhvillojë udhëtimin e saj të dytë për në SHBA më 27 prill, njoftoi sot zëdhënësja e saj Ulrike Demmer.

Analistët gjermanë parashikojnë se lufta në Siri, marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë, konflikti tragtar, tarifat doganore dhe marrëdhëniet me Iranin pritet të diskutohen gjatë këtij takimi.

“Qeveria gjermane është e bindur se ballafaqimi së bashku me këto sfida është në interes të Gjermanisë dhe SHBA-së, si dhe sigurisht që ka kuptim që të takohemi dhe të bisedojmë për këto”, deklaroi Demmer.

“Zgjidhjet duhet të kërkohen në çështjet ku nuk ndajmë të njëjtin mendim, sikurse dihet”, vazhdoi ajo.

Dy liderët do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në “Rose Garden” pas këtij takimi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Rohani: Asnjë qëllim që të sulmojmë fqinjët
Artikulli tjetërHOLANDË – Londra: Sjellje e papërgjegjshme e Moskës për çështjen Skripal