Ballina Lajme nga Vendi

Vizitorë nga Bjellorusia në Malin e Tomorit

TIRANË, 17 Prill / ATSH / – Vizitorët e sotëm që janë bërë kureshtarë të shohin nga afër Malin e Tomorit, apo siç njihet ‘mali enigmatik’, kanë ardhur nga Bjellorusia.

“Informacionin për turizmin shqiptar e kemi marrë nëpërmjet internetit, faqes zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe postimeve periodike të bërë nga ATSH”, shprehen vizitorët.

Ata vijnë nga një vend ku malet pothuajse nuk ekzistojnë. Një vend i ftohtë, në një sipërfaqe pothuajse të sheshtë, ata janë kureshtarë të shikojnë dhe të ngjisin male të thepisur.

Të shoqëruar nga miq të tyre shqiptarë dhe nga udhërrëfyes të Administratës së Parkut Kombëtar të Tomorit, ata panë nga afër magjinë dhe emocionin që të shkakton prania e një masivi të tillë shkëmbor.

Në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve që ndodhet në fshatin Dardhë, ata u njohën nga specialistët me florën dhe faunën vendase, me traditat dhe zakonet si dhe me rrëfenjat enigmatike rreth malit.

Të shoqëruar nga udhërrëfyes ata u drejtuan drejt shpateve të thepisura të Tomorit.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Le Drian: Përgjigje identike në rast të një sulmi të ri kimik në Siri
Artikulli tjetërBraçe – Komisionit të Prokurimit Publik: Unifikim të prokurimeve publike