Ballina Kryesore

Mediat gjermane: KE rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë

TIRANË, 15 Prill/ATSH/.- Komisioni Europian do të rekomandojë çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Lajmi konfirmohet nga Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ), një gazetë pretigjioze gjermane me qendër në Essen dhe që publikohet nga grupi mediatik Funke Mediengruppe, e cila zbardh pjesë të progres-raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Negociatat e anëtarësimit pritet të fillojnë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, citon WAZ.

“Progres Raportet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë siguruar nga redaksia jonë, nënvizojnë perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian, por ndërkohë Komisioni bën thirrje për reforma më të mëdha”, thuhet në këtë shkrim.

Negociatat e anëtarësimit, vijon WAZ, aktualisht po zhvillohen me Malin e Zi dhe Serbinë, por Komisioni kërkon që t’i zgjerojë më tej dhe, në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.

Ndërkohë Komisioni i BE-së vazhdon ta përjashtojë pranimin e Turqisë si anëtare të BE-së. “Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me gjendjen e negociatave të anëtarësimit”, citon Deutsche Welle.

https://www.waz.de/politik/eu-erteilt-tuerkei-in-beitrittsverhandlungen-schweren-daempfer-id214014681.html

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShumë shpejt, dy lehtësi të reja fiskale për biznesin
Artikulli tjetërTë “Pastrojmë Tokën që duam”, e papranueshme situata në lumin Buna