Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Durrës, punë intensive për pastrimin e vijës bregdetare

TIRANË, 13 prill /ATSH/- Bashkia e Durrësit po vijon punën intesivisht për pastrimin e vijës bregdetare, në pritje të hapjes së sezonit turistik veror.

Punonjësit e komunales së Bashkisë Durrës kanë përfunduar pastrimin nga fillimi i plazhit e deri tek Hotel “Adriatiku”, natën e kaluar.

Sakaq, prefekti i Durrësit, Roland Nasto tha për ATSH se puna do të vijojë nga Hotel “Adriatiku” deri tek sektori “Hekurudha” dhe “Iliria”, që janë edhe më të vështirë, pasi ndotja është më e madhe.

Nasto ka shpjeguar se puna do të vazhdojë me intensitet, deri në sigurimin e ambienteve sa më të pastra dhe dinjitoze për pushuesit. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – Babis refuzon negocimin me ekstremin e djathtë për qeverinë e re
Artikulli tjetërKëmbimi valutor – ‘bie’ sërish euro