Ballina Lajme nga Vendi

Nis ndërtimi i molit te liqeni Artificial në Tiranë

TIRANË, 3 prill/ATSH/- Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Kryqit të Kuq Shqiptar ka nisur punën për realizimin e një tjetër investimi të rëndësishëm dhe që ka të bëjë me rikualifikimin e molit të liqenit Artificial.

Siç shihet edhe nga fotot e projektit, moli ekzistues do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total, ku veç shkallëve do të bëhet dhe ndërtimi i tij nga e para. Për të qenë i aksesueshëm edhe në orët e mbrëmjes, ai do të pajiset edhe me sistem ndriçimi, ndërsa nuk do të mungojë as gjelbërimi.

“Nisëm punën për rikualifikimin e molit te Diga në Parkun e Madh. Me Kryqin e Kuq Shqiptar shërojmë një tjetër kënd, një vepër e mirëdedikuar themeluesit Henry Dunant, Nobelisti i parë, frymëzues i Konventës së Gjenevës. Respekt misionarit pionier, edhe në Tiranë, siç i ka hije çdo kryeqyteti!”, thuhet në faqen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit lidhur me këtë projekt. /z.tosku//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Një sudaneze për herë të parë trajnere futbolli e një ekipi… meshkujsh!
Artikulli tjetërAcidet yndyrore omega ndihmojnë fëmijët për t’u përqendruar