SOFT NEWS – Një sudaneze për herë të parë trajnere futbolli e një ekipi… meshkujsh!

GADAREF, 3 prill /ATSH-AFP/ – Në Sudan, një ekip kombëtar femrash në futboll është një ëndërr e largët, por Salma Al Majidi i theu barrierat duke u bërë trajnerja e parë e një klubi futbolli meshkujsh.

Në moshën 27-vjeçare, ajo prezantohet nga FIFA, Federata Ndërkombëtare e Futbollit, si gruaja e parë arabe dhe sudaneze që stërvit një ekip meshkujsh në botën arabe, ku ky sport është shumë i dashur.

“U bëra trajnere sepse ende nuk ka vend për futbollin e femrave në Sudan”, deklaroi Salma Al Majidi që ekipi i saj e thërret me përkëdheli “Sister coach”.

Vajza e një polici në pension, ajo ishte 16 vjeçe kur u dashurua me futbollin./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.