Ballina Bota

ATHINË – Pavlopulos: Greqia dhe BE kanë dëshirën dhe fuqinë të mbrojnë kufijtë

ATHINË, 26 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Marrëveshja e Lozanës që përcakton sovranitetin e kufijve, të territorit, të Greqinë dhe të Bashkimit Europin nuk mund të rishikohet apo të përditësohet, ndërkohë që ajo është plkotësisht e qartë dhe nuk lë gjurmë të zonave gri, deklaroi dje presidenti i Greqisë, Prokopios Pavlopulos, që ishte edhe Dita e Pavarësisë së Greqisë.

“Turqia duhet të kuptojë dhe të respektojë faktin që Greqia dhe BE mbështesin perspektivën europiane të Ankarasë, por ato kanë dëshirën dhe fuqinë të mbrojnë, menjëherë dhe në mënyrëp efektive kufijtë, territorin dhe sovranitetin e tyre”, theksoi ai.

Në mesazhin e tij, Pavlopulos përmendi problemet Shkupin për emrin si edhe kushtet për zgjidhjen e çështjes qipriote.

“Ne grekëve, përçarjet na kanë çuar gjithmonë në fatkeqësi që kanë çmimin e humbjes së pjesëve të trupit tonë kombëtar”, deklaroi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova, potencial për t’u bërë qendër rajonale për inovacion
Artikulli tjetërSPORT – Bayern mohon shitjen e Lewandowskit