Ballina Kosova

Kosova, potencial për t’u bërë qendër rajonale për inovacion

Prishtinë, 26 mars/ATSH/.- Kosova ka kapacitete për t’u bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm, theksoi ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë konferencë ministri Beqaj tha se Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e teknologjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shëndrrojnë në ekonomi të dijes, që është garanaci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Beqaj përmendi edhe rastet specifike të të rinjve të Kosovës që kanë shënuar rezultate në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke potencuar se Kosova njihet si vend, popullsia e të cilit ka qasje të madhe në internet.

Duke folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrjes së përvojave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendet e BE-së që kanë përvojë më të gjatë në këtë fushë, Beqaj ftoi donatorët që të investojnë në Kosovë.

Në konferencën që mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, marrin pjesë edhe ministrat e inovacionit të vendeve të rajonit.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj sot do të takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVera 2018 në Shqipëri, bregdeti jonian një diamant i vërtetë
Artikulli tjetërATHINË – Pavlopulos: Greqia dhe BE kanë dëshirën dhe fuqinë të mbrojnë kufijtë