BERLIN, 25 mars /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, që është nën një mandat arresti europian të lëshuar nga Spanja, u arrestua sot nga policia gjermane në kufi, ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë nga Danimarka, sipas burimeve policore.
“Kreu indipendentist u ndalua sot në orën 11:19 (09:19 GMT) nga policia rrugore e Schleswig-Holstein”, deklaroi një zëdhënës i policisë.
Ky arrestim ishte shpallur më herët nga zëdhënësja e partisë së Puigdemont./G.S























