TIRANE, 25 Mars/ATSH/- Platforma e bashkëqeverisjes “ Shqipëria që duam” është shndërruar në një portë ku qytetarë të shumtë i drejtohen për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.
Ky instrument praktik dhe konkret i bashkëqeverisjes me qytetarë të zakonshëm, ka shënuar edhe histori të shumta suksesi.
I tillë është dhe rasti i një qytetari i cili iu drejtua platformës, dhe konkretisht ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të tij në lidhje me mbifaturimin e energjisë elektrike.
Qytetari Th. D ju drejtua platformës me datë 15.11.2017 dhe mori zgjidhje me datë 16.00. 2017. Th.D, i cili jeton në Greqi, ankohej për gabime në faturën e energjisë elektrike të prindërve të tij pensionistë.
Faturisti në vend që të shënonte harxhimin mujor 200 Kw, e kishte shënuar 2000 Kw. Pas kontaktimit me OSHEE, problem i mbifaturimit u zgjidh. /a.g/






















