Ballina Bota

PARIS – Të paktën tre të vdekur dhe 16 të plagosur nga pengmarrja në Francë

PARIS, 23 mars /ATSH-AFP/ – Sulmi terrorist islamik në jug të Francës ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe ka plagosur 16 të tjerë, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë, deklaroi sot presidenti francez Emmanuel Macron.

“Një individ ka vrarë tre persona dhe ka plagosur 16 të tjerë, ku të paktën dy janë në gjendje të rëndë”, deklaroi presidenti gjatë një konference për shtyp pasi kishte zhvilluar një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Paris në lidhje me këtë situatë.

“Polici që u zëvendësua me një prej pengjeve është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes”, theksoi Macron.

Kjo pengmarrje është marrë përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS)./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancohet projekti i ristrukturimit të Qendrës Kulturore Sadi Haliti, Prrenjas
Artikulli tjetërRama: Shteti në krye të detyrës