TIRANË, 23 Mars /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka pohuar se përtej propagandës për Shkodrën, shteti është në krye të detyrës.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, kryeministri Edi Rama ironizon opozitën dhe njëherazi e akuzon se në kritikat e saj përdor fotot e përmbytjes së Shkodrës në vitin 2010.
“Shkodër – (Përtej propagandës së kazanit digjital me foto të përmbytjeve të vitit 2010) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Po ashtu, kryeministri Edi Rama sjellë një set fotosh ku anëtarët e kabinetit të qeverisë, struktura e Forcave të Armatosura ndodhen në terren në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër./e.caushi/











































