Ballina Bota

SHBA – Trump-Moon: Pheniani do të ketë një të ardhme më të mirë nëse ndjek rrugën e duhur

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut do të ketë një të ardhme më të mirë duke ndjekur rrugën e duhur drejt denuklearizimit të saj, vlerësuan sot presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In gjatë një bisede telefonike, sipas citimeve të bëra nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti i SHBA-së ripërsëriti qëllimin e tij për t’u takuar me kreun koreanoverior Kim Jong Un në fund të muajit maj dhe shprehu, bashkë me Moon Jae In, optimizëm të kujdesshëm mbi zhvillimet e fundit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Në këtë bisedë, dy liderët, që do të takojnë Kim Jon Un, përmendën përpjekiet që po zhvillohen për të përgatitur kontaktet e tyre të ardhshme me Korenë e Veriut”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Ata theksuan rëndësinë për të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës dhe janë angazhuar që të mbajnë një koordinim të ngushtë, një presion maksimal mbi regjimin koreanoverior”, shtoi presidenca amerikane./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxitje investimeve franceze në Elbasan
Artikulli tjetërThaçi e Vuçiç takohen javën e ardhshme në Bruksel