Ballina Kosova

Thaçi e Vuçiç takohen javën e ardhshme në Bruksel

PRISHTINË, 16 Mars/ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.

Lajmin e bëri të ditur Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, takimi do të mbahet më 23 mars, në kuadër të dialogut të lehtësuar, ku do të vlerësohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese./KosovaPress//m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump-Moon: Pheniani do të ketë një të ardhme më të mirë nëse ndjek rrugën e duhur
Artikulli tjetërUra bashkëpunimi mes aktorëve të shoqërisë civile në rajon