Ballina Bota

SIRI – Ushtria turke rrethon qendrën e Afrinit

ANKARA, 13 mars /ATSH-AA/ – Ushtria turke njoftoi sot se në kuadër të operacionit “Dega e ullirit”, nga dita e djeshme është rrethuar edhe qendra e qytetit të Afrinit.

Gjatë këtij operacioni, i nisur nga forcat e armatosura turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar 3 393 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri për neutralizimin e terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe ISIS-it si dhe për të shpëtuar popullsinë civile nga presioni dhe persekutimi i terroristëve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi rural dhe malor, trendi në rritje i turizmit shqiptar
Artikulli tjetërDua Lipa dhe Rita Ora pjesëmarrëse në “Germany’s Eho Awards”