Ballina Aktualitet

Ish-Metalurgjiku në Elbasan, nga gangrenë në kompleks parqesh industriale

TIRANË, 13 Mars/ATSH-Maela Marini/.- Zona e ish-Metalurgjikut në Elbasan, nga një gangrenë e së shkuarës do të shndërrohet në një kompleks parqesh industriale.

Këtë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku mblodhi kabinetin qeveritar, në vijim të traditës së krijuar tashmë për mbledhjen e qeverisë çdo muaj në një qark të vendit.

“Kemi diskutuar edhe për projektin e transformimit të zonës së ish-Metalurgjikut, një tjetër gangrenë e së shkuarës, ku jemi shumë të fokusuar në çuarjen përpara të vizionit të kompleksit të parqeve industriale, dhe për të cilën po punojmë intensivisht nëpërmjet ministrisë sonë të Financave dhe Ekonomisë”, tha Rama./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVAKI – Partneri i koalicionit kërkon zgjedhje të parakohshme
Artikulli tjetërFA dhe FNSH në ndihmë të banorëve në Shkodër