Ballina Bota

UKRAINË – BE kërkon krijimin e një gjykate kundër korrupsionit

KIEV, 12 mars /ATSH-AFP/ – Përfaqësuesja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini nxiti sot autoritetet ukrainase të krijojnë një gjykatë të pavarur kundër korrupsionit, pas kritikave të bëra nga donatorët perëndimorë në lidhje me projeket aktuale të Kievit në këtë fushë. Ajo theksoi rëndësinë e ngritjes së një gjkate të pavarur kundër korrupsionit, krejtësisht në përputhje me rekomandimet perëndimore, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin ukrainas, Volodymyr Groisman. “Ashtu si qytetarët ukrainas, ne duam të shohim progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë”, shtoi Mogherini. Lufta kundër korrupsionit të elitave ishte një prej kërkesave madhore të pjesëmarrësve në kryengritjen pro-europiane në sheshin ”Maidan” në vitet 2013-2014 dhe mbetet një prej kërkesave kryesore të Perëndimorëve që mbështesin pushtetin aktual,

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Vdes stilisti i famshëm Hubert de Givenchy
Artikulli tjetërIntensifikohet bashkëpunimi mes Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave e Avokatit të Popullit