Ballina Bota

FRANCË – Vdes stilisti i famshëm Hubert de Givenchy

PARIS, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Vdiq në moshën 91-vjeçare, Hubert de Givenchy, themeluesi i markës së famshme franceze të modës “Givenchy”. Një mit i modës “Haute Couture”, Givenchy u bë i famshëm për krijimin e shtëpisë së modës me të njëjtin emër si dhe ka veshur aktore si Audrey Hepburn, që ishte edhe muza e tij. “Givenchy vdiq në gjumë, të shtunën më 10 mars 2018. Nipërit dhe mbesat, fëmijët, ndajnë këtë dhimbje”, shkruan në një mesazh të publikuar në Paris, Philippe Venet, personi me të cilin bashkëjetonte.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – Përkujtohet 15-vjetori i vrasjes së kryeministrit Gjingjiç
Artikulli tjetërUKRAINË – BE kërkon krijimin e një gjykate kundër korrupsionit