PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- Ndihmës sekretari i shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Wess Mitchell tha sot se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Mitchell në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se me presidentin kanë biseduar për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje.Sipas tij, vetëm Kosova mund të zgjedh të ardhmen e saj. Mitchell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke punuar krah për krah me Kosovën. Zyrtari amerikan ka mohuar të ketë ndonjë plan për Kosovën që do ia dorëzojë Serbisë, duke i quajtur raportimet për këtë çështje si spekulim. Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se askush nuk ka arsye që ta vonojë çështjen e demarkacionit. Presidenti shpreson që partnerët e koalicionit qeveritar janë duke biseduar me Listën Serbe që kjo çështje të përmbyllet ditët e ardhshme. Sipas Thaçit, askush s’ka arsye që ta vonojë demarkacionin dhe kjo është interes strategjik dhe shtetëror. Me zyrtarin e SHBA-ve, presidenti tha se kanë biseduar edhe për transformimin e FSK-së dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi. Thaçi tha se Kosova nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.
Ballina Kosova
Lajme
Tabaku kërkon seancë dëgjimore me Demon për dhunën në protesta: Janë shkelur të drejtat...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryetarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjeteve të Informimit Publik, Jorida Tabaku kërkoi sot thirrjen në komision...
ITALI – Bari rrit tarifat universitare për studentët e huaj, deri në 2 600...
BARI, 4 nëntor /ATSH/ - Universiteti “Aldo Moro” në Bari ka ndryshuar kriteret e llogaritjes së tarifave universitare për studentët e huaj.
Sipas sistemit të...
EKONOMI – BQE: Rritja e pagave në Eurozonë pritet të përshpejtohet në fillim të...
FRANKFURT, 4 nëntor /ATSH-AA/ - Sipas të dhënave të përditësuara nga Banka Qendrore Evropiane (ECB), rritja e pagave të negociuara në të gjithë Eurozonën...
SHBA – Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Amerikanët duan politikë që bashkon, jo që përçan
UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH/ – Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke theksuar se votuesit amerikanë...
Izrael, opozita kërkon largimin e Netanyahut pas fitores së demokratëve në SHBA
IZRAElLi, 4 nëntor, AA/ ATSH/ Liderët e opozitës izraelite kanë kërkuar largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke paralajmëruar se vazhdimi i qëndrimit të tij...
Shpërthim në një pallat në Elbasan, humb jetën 82-vjeçarja dhe dhjetë të lënduar
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Një 83-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e një shpërthimi që ndodhi ditën e sotme në një pallat në qytetin e...
Demo i përgjigjet Kaprit: Protesta paqësore është e drejtë kushtetuese, dhuna nuk justifikohet
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027, sot në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe...
Demokratët rrimarin kontrollin e Kongresit amerikan
SHBA, 4 nëntor/ATSH/ Demokratët kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet afatmesme në SHBA, duke rimarrë kontrollin si të Dhomës së Përfaqësuesve, ashtu...
Avokati i Popullit: KE vlerësoi funksionimin e institucionit
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2026 vlerëson funksionimin e Avokatit të Popullit, duke konfirmuar akreditimin e institucionit me statusin...
Zëvendësimi i parasë fizike, Sejko: U kursen qytetarëve mbi 500 milionë lekë e bizneseve...
Banka e Shqipërisë organizon konferencën e 8-të ndërkombëtare mbi skemat rajonale të kartave dhe infrastrukturat e tregut financiar me vlerë të vogël
TIRANË, 4 nëntor...






















