KANBERRA, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Senatorja e parë myslimane në Australi u betua sot në Parlament, vetëm një javë pasi një senator i ekstremit të djathtë bëri një deklaratë të zjarrtë duke bërë thirrje për të ndaluar migrantët myslimanë në vend.
“Një nder që sapo u betova në Senat! E emocionuar që fillova të punojë me kolegët e mi të gjelbër”, shkruan në Twitter senatorja e partisë së Gjelbër, Mehreen Faruqi pasi u bë pjesë e Dhomës së Lartë.
Javën e kaluar, senatori Fraser Anning u dënua gjerësisht pasi bëri thirrje për një “zgjidhje përfundimtare të problemit të imigrantëve duke i dhënë fund migracionit të myslimanëve drejt Australisë në fjalimin e tij të parë në Parlament”.
“Zgjidhja përfundimtare për problemin e imigracionit është normalisht një votë popullore”, tha Anning, duke përdorur shprehjen “zgjidhje përfundimtare”, që u përdor në planin e Gjermanisë naziste për të vrarë në masë hebrenjtë./ /G.S/ a.jor.























