Ballina Bota

BERLIN – Spahn sugjeron heqjen graduale të maskave

BERLIN, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Rënia e normave të infeksionit të koronavirusit në Gjermani nënkupton që përdorimi i detyrueshëm i maskës në zonat publike mund të eliminohet, deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një koment të postuar në shtypin e së hënës në mëngjes.

“Ne duhet të ndjekim gjendjen hap pas hapi në dritën e rënies së niveleve të incidencës”, tha Spahn për ”Funke Media Group”.

”Në ato pjesë të Gjermanisë ku shkalla e infeksionit është e ulët dhe vaksinimi i lartë, kërkesa mund të hiqet gradualisht edhe brenda ambienteve”, shtoi ai.

Por, Spahn gjithashtu theksoi që maskat duhet të mbahen në disa rrethana kur ekziston ndonjë “dyshim”, të tilla si kur udhëton ose takon të tjerë në shtëpi. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF mbledh Asamblenë e Përgjithshme 2021
Artikulli tjetërEURO 2020 – Elefanti ”fallxhor” nxjerr fitimtare Francën në ndeshjen kundër Gjermanisë