Ballina Aktualitet

Delegacioni i BE: Qasja e medieve në Parlament, element i rëndësishëm i demokracisë liberale

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Qasja e medieve në Parlament është një element i rëndësishëm i një demokracie liberale, u shpreh sot Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagoi sot reagoi sot ndaj vendimit të Byrosë së Kuvendit për raportimin e gazetarëve gjatë mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

“Dëgjesat publike dhe qasja e medieve në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale”, thekson delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.

Delegacioni i BE shpreh, “keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediet përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti”.

“Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”, nënvizoi delegacioni i BE. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaportimi nga komisionet parlamentare/ Gazetarët, protestë për vendimin e Kuvendit
Artikulli tjetërAeroporti i Vlorës/ Publikohet në Fletoren Zyrtare kontrata, i hap rrugën nisjes së punimeve