Ballina Bota

COVID-19 – Kikilias: Greqia tani mund të shohë dritë në fund të tunelit

ATHINË, 26 maj /ATSH-ANA/ – Ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias deklaroi se Greqia “po shihte dritë në fund të tunelit në lidhje me pandeminë”, ndërsa i drejtohej  Asamblesë së 74-t Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“COVID-19 vazhdon të përhapet në shumë vende, por e vërteta është që ne kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit, veçanërisht tani që vaksinat do të shpërndahen gjerësisht. Në vendin tim ato kanë tejkaluar shifrën 5 milionë”, theksoi ministri.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se dy muaj më parë qeveria greke, në bashkëpunim me zyrën rajonale të OBSH-së në Europë dhe në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin rajonal, Kluge, themeloi zyrën e parë për ‘Cilësinë e Kujdesit dhe Sigurinë e Pacientit në Europë”, me selinë e saj në Athinë”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShembja e banesave në Kombinat dhe Zall-Herr/ Meta: Qeveria dhe Bashkia të tërhiqen menjëherë nga çdo procedurë antikushtetuese
Artikulli tjetërPfizer mund të merret edhe në farmaci apo nga mjeku i familjes