ATHINË, 26 maj /ATSH-ANA/ – Ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias deklaroi se Greqia “po shihte dritë në fund të tunelit në lidhje me pandeminë”, ndërsa i drejtohej Asamblesë së 74-t Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“COVID-19 vazhdon të përhapet në shumë vende, por e vërteta është që ne kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit, veçanërisht tani që vaksinat do të shpërndahen gjerësisht. Në vendin tim ato kanë tejkaluar shifrën 5 milionë”, theksoi ministri.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj se dy muaj më parë qeveria greke, në bashkëpunim me zyrën rajonale të OBSH-së në Europë dhe në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin rajonal, Kluge, themeloi zyrën e parë për ‘Cilësinë e Kujdesit dhe Sigurinë e Pacientit në Europë”, me selinë e saj në Athinë”, shtoi ai./ /os/
