Ballina Flash

Sekuestrim historik droge me vlerë vetëm… një miliard dollarë!

BANGKOK, 23 mars /ATSH-DPA/ – Zyrtarët e doganës malajziane deklaruan se kishin kapur 16 tonë pilula me vlerë më shumë se një miliard dollarë në portin kryesor të vendit, në atë që ata thanë se ishte trafiku më i madh i drogës në vend.

Në një deklaratë, Departamenti i Doganave Mbretërore të Malajzisë tha javën e kaluar se “gjeti afërsisht 94,8 milion pilula ‘Captagon’ të dyshuara për përmbajtjen e ilaçeve të llojit amfetaminë me një peshë të përafërt prej 16 tonësh dhe vlerësohet 1,26 miliardë dollarë”.

Departamenti i doganave theksoi se kjo sasi ishte “kapja më e madhe e drogës e regjistruar ndonjëherë”.

”Droga po transportohej nga Lindja e Mesme drejt Azisë Lindore”, sipas drejtorit të përgjithshëm të departamentit, Abdul Latif Abdul Kadir. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCensi në Maqedoninë e Veriut/ Balla: Shqiptarët të regjistrohen në portalin zyrtar
Artikulli tjetërNdryshimet ligjore të 10 ligjeve të Reformës në Drejtësi/ Manja: Garantojnë funksionimin e sistemit