TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi sot se, Gjykata Kushtetuese ka përballë sfida të mëdha..
“Të gjithë shqiptarët prisnin me padurim ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sepse ishte një mangësi e madhe dhe një kusht i vënë nga Bundestagu dhe të gjithë ndërkombëtarët. Në këtë sens ishte po themi “sukses” sepse në 3 vjet janë shumë faktikisht, duhet të ishte bërë më parë. Por gjithsesi shumë mirë që më në fund kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale me 7 anëtarë, e cila është e aftë të marri vendime”, tha ai në një intervistë televizive.
Duka theksoi se, “Gjykata Kushtetuese ka përballë sfida të mëdha siç është denoncimi që është bërë nga PD i zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar. Mesa di janë dhe dy parti të vogla që kanë denoncuar Kodin Zgjedhor për probleme të ndryshme sipas tyre. Përveç këtyre dy çështjeve politike, ka dhe çështje të tjera të mëdha që presin të zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese”.























