Ballina Flash

​Osmani: FSK po shndërrohet në ushtri moderne

PRISHTINË, 30 dhjetor /ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor, iu drejtua pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët, siç tha ajo, përkundër sfidave, patën një vit të suksesshëm dhe dëshmuan profesionalizëm të lartë.

“Ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

“Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, shtoi Osmani.

Përkundër sfidave për shkak të pandemisë, Osmani tha se ky vit ishte i suksesshëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e cila ka dëshmuar gatishmërinë e saj për t’i shërbyer vendit dhe paqes me profesionalizëm.

“Ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilni në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja”, tha Osmani. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoti i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet Kroacisë
Artikulli tjetërDuka: Gjykata Kushtetuese ka përballë sfida të mëdha