https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155969198696523/
TIRANË, 19 korrik/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë.
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nisi dje vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Presidentja Grabar-Kitaroviç do të pritet edhe nga Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe më pas do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij, ku edhe do të prezantohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit. Vizita e Presidentes kroate do të vazhdojë në qytetin Beratit si dhe në qytetin dhe kalanë e Krujës.
/a.gjonaj/ /a.g/













