ITALI – Qeveria kërkon njësi krize për ndarjen e barrës së migrantëve

ROMË, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian duhet të ngrejë një njësi krize për të koordinuar ndarjen e barrës së migrantëve që vijnë nga deti mes shteteve të ndryshme anëtare, sipas një propozimi të bërë nga qeveria italiane.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi në një intervistë të dhënë sot se kjo ide atij i kishte ardhur pasi iu desh të bindte personalisht vende të tjera të BE-së që të pranojnë kuotat e migrantëve.

“Çfarë ndodhi të dielën duhet të bëhet normë, të mos varet më nga ne që të telefonojmë partnerët tanë, por të menaxhohet nga një kabinet krize apo komitet nën mbikëqyrjen e Komisionit Europian”, tha ai për gazetën “Il Fatto”.

Mes të dielës dhe të hënës, Conte bindi Francën, Maltën, Gjermaninë, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën që të marrin disa prej 450 migrantëve të shpëtuar në ishullin italian Linosa./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.