Ballina Flash

COVID-19 – Panairi i Librit në Frankfurt organizohet pa publik

FRANKFURT, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Organizatorët e Panairit të Librit në Frankfurt ndryshuan sot një vendim të mëparshëm dhe anuluan të gjitha ngjarjet publike që do të mbaheshin këtë javë në sallën e panairit në Gjermaninë Qendrore.

Pasi morën parasysh numrat në rritje të COVID-19 në Frankfurt dhe në të gjithë Gjermaninë, organizatorët e panairit më të madh në botë të librit njoftuan se ai do të zhvillohet vetëm me moderatorët.

“Konceptet e shëndetit dhe higjienës për përdorimin e sallës së panairit të Frankfurtit u rikontrolluan disa ditë më parë nga autoritetet lokale dhe e morën miratimin, megjithatë kemi vendosur të minimizojmë rreziqet dhe të mos e hapim sallën për publikun, nga shqetësimi për shëndetin e të ftuarve tanë”, tha drejtori i panairit, Juergen Boos.

Vendimi do të ndikojë në ceremoninë e hapjes, të martën në mbrëmje, ku ishin ftuar 250 persona. Tani, ajo do të zhvillohet në internet.

Ngjarjet e tjera të panairit, që zgjat deri të dielën, do të transmetohen drejtpërdrejt./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Lagarde: Jo ndërprerje e papritur e planeve të ndihmës publike
Artikulli tjetërMjet kryesor parandalimi/ Eksperti i ISHP-së, Alban Ylli: Të respektojmë mbajtjen e maskës, që të mos rrezikojmë mbylljen