Ballina Flash

Mjet kryesor parandalimi/ Eksperti i ISHP-së, Alban Ylli: Të respektojmë mbajtjen e maskës, që të mos rrezikojmë mbylljen

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i ftuar në studion e ABC News ka deklaruar se mbajtja e maskës është një nga masat më efikase në parandalimin e virusit të rrezikshëm SARS-COV 2.

Ylli nënvizoi se qytetarët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse në mënyrë që situata të mos kthehet në lockdown ose në izolim total.

Dr. Alban Ylli u shpreh se në fillimit e pandemisë mesazhet për maskën dhe mbajtjen e saj kanë qenë kontradiktore, por aktualisht shkencëtarë dhe epidemiologë në mbarë botën e klasifikojnë mbajtjen e maskave mbrojtëse si një nga masat e afirmuara për frenimin e përhapjes së infeksionit.

“Në fillimet e pandemisë mesazhet për maskat ishin paksa kontradiktore teksa theksi u vendos tek izolimi apo masat më të forta. Sot, në mbarë botën fokusi është tek vendosja e maskave mbrojtëse, si një nga mjetet kryesore që e kemi dhe që parandalon virusin dhe që na ndihmon të mos shkojmë në lockdown”, theksoi Ylli.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Panairi i Librit në Frankfurt organizohet pa publik
Artikulli tjetërVëllezërit Gjeta nga Lezha u kthyen nga emigracioni/ Sipërmarrje impresionuese edhe falë përvojës së fituar në Itali