JOHANESBURG, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Ekonomia afrikano-jugore, më e industrializuara e Afrikës, pësoi një rënie me 51% mes prillit dhe qershorit, mes pandemisë së COVID-19, njoftoi sot agjencia vendase e statistikave (StatsSA).
Kjo rënie e pazakontë e PBB-së ishte parashikuar për shkak të kufizimit të rreptë të vendosur në vend nga 27 marsi për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri, duke kufizuar lëvizjen e popullsisë, por në dëm të shumicës së aktiviteteve ekonomike.
Rënia e PBB-së i atribuohet kryesisht rënies së ndjeshme të sektorit të ndërtimit, prodhimit dhe minierave, duke treguar një rënie të aktivitetit prej më shumë se 70%.
Nëntë nga dhjetë sektorët kryesorë ekonomikë të vendit janë kontraktuar, sipas StatsSA.
Ekonomia e Afrikës së Jugut ishte tashmë në recesion, për herë të dytë në dy vjet, kur epidemia goditi vendin. Ekonomia ishte tkurrur me 2% në tremujorin e parë të këtij viti.
“Rënia në tremujorin e dytë eklipson ngadalësimin prej 6,1%, të regjistruar në një vit në tremujorin e parë të 2009 gjatë gjatë krizës financiare globale”, shtoi agjencia./ /ec/























