Ballina Bota

BJELLORUSI – Një lidere e opozitës arrestohet në kufirin ukrainas

MINSK, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Një nga lideret e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova u arrestua në kufirin me Ukrainën, theksoi shërbimi i rojave kufitare duke shtuar se dy opozitarë të tjerë kanë mundur të largohen nga vendi. 

“Kolesnikova është aktualisht e ndaluar”, theksoi zëdhënësi i rojave kufitare, Anton Bytchkovski.

Ajo ishte e fundit prej tre figurave femërore të fushatës për zgjedhjet presidenciale kundër presidentit, Aleksandee Lukashenko që ndodheshin ende në Bjellorusi.

Dy të tjerat, Svetlana Tikhanovskaïa dhe Veronika Tsepkalo janë arratisur./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBujqësi/ 69% e të punësuarve në zonat fushore të vendit, rreth 44 mijë të vetëpunësuar
Artikulli tjetërAFRIKË E JUGUT – Ekonomia bie 51% në TII 2020