PARIS, 8 shtator /ATSH-AA/ – Kylian Mbappe është tërhequr nga ekipi kombëtar francez pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19).
“Kylian Mbappe nuk do të luajë në ndeshjen kundër Kroacisë. Testi i tij COVID-19, i kryer nga UEFA këtë mëngjes, ishte pozitiv dhe ai është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës”, njoftuan burime nga ekipi kombëtar francez.
Franca nesër do të përballet me Kroacinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi 21-vjeçar Mbappe luan për skuadrën e ligës së parë franceze ”Paris Saint-Germain”, ku ka shënuar 90 gola në 124 paraqitje nga viti 2017./ /ec/













