VILNIUS, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Lituania dhe Polonia përfunduan sot kontrollet kufitare nga koronavirusi, gjë që nënkupton se qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm mes dy vendeve për herë të parë që nga mesi i marsit.
Asnjë nga të dy shtetet nuk do të kërkojë karantinë.
Për më tepër, rihapja lejon qytetarët polakë të hyjnë në Estoni dhe Letoni, pasi vendet e Balltikut hoqën kontrollet e kufijve të brendshëm në mes të majit.
Rihapja u shënua me një takim midis presidentit të Lituanisë, Saulius Skvernelis dhe presidentit të Polonisë, Mateusz Morawiecki në vendkalimin Kalvarija-Budzisko.
Të dy mbanin maska për fytyrën dhe nuk i shtrënguan duart.
Ata mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi gjatë së cilës bënë thirrje për solidaritet në luftën kundër virusit./ /sara/












