TIRANË, 1 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë aludimet se zv/drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Danjela Nika është infektuar me COVID-19.
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se ajo gëzon shëndet të plotë.
“E para, ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të desha shumë që të mos merreni me emra të përveçëm, të përfundojë kjo gjë, e marrjes së emrave të përveçëm për çdo person i cili është person publik dhe menaxhon e drejton këtë situatë të vështirë. Natyrisht që mund të kemi infektime të këtyre personave, por është e mira që mos merreni me emra të përveçëm vazhdimisht, duke i identifikuar. Danjela gëzon shëndet të plotë dhe është në krye të detyrës”, – tha Bino. z.tosku/j.p/r.e/






















