TIRANË, 6 qershor/ATSH/ – Artistët shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë në ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura në Lidice – Çeki.
Dy artistet e reja, Adelajda Agushi, 15 vjeç dhe Ersi Pashollari, 12 vjeç përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në edicionit të 46-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Arteve të Bukura, që u organizua në Lidice – Çeki, bën të ditur ambasada e Shqipërisë në Pragë.
Artistëve shqiptarë iu akordua “Çmimi i Meritës”.
/gj.mima/ /a.g/


























