Ballina Bota

IRLANDË – “Sinn Fein” kërkon mbështetje pas suksesit në zgjedhje

DUBLIN, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Mary Lou McDonald, liderja e partisë republikane të majtë “Sinn Fein”, deklaroi se planifikon bisedime me të gjitha partitë e tjera politike irlandeze, pas fitores së saj, që madje edhe rivalët e përshkruanin si rezultat zgjedhor të jashtëzakonshëm.

Rezultati tronditi politikën e Irlandës, që prej vitesh është dominuar nga dy partitë e mëdha, “Fianna Fail” dhe “Fine Gael”.

“Sinn Fein” shihej dikur si krahu politik i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), që luftoi kundër sundimit britanik në Irlandën Veriore.

McDonald deklaroi se preferonte të krijonte një qeveri pa “Fianna Fail” ose “Fine Gael”.

“Unë dëshiroj që të formohet një qeveri për populli”, deklaroi ajo. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhoma Amerikane e Tregtisë: Shqipëria, potencial të jashtëzakonshëm për të tërhequr investitorët e huaj
Artikulli tjetërBM – ”Jaguar Land Rover” frenon prodhimin e disa modeleve