DUBLIN, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Mary Lou McDonald, liderja e partisë republikane të majtë “Sinn Fein”, deklaroi se planifikon bisedime me të gjitha partitë e tjera politike irlandeze, pas fitores së saj, që madje edhe rivalët e përshkruanin si rezultat zgjedhor të jashtëzakonshëm.
Rezultati tronditi politikën e Irlandës, që prej vitesh është dominuar nga dy partitë e mëdha, “Fianna Fail” dhe “Fine Gael”.
“Sinn Fein” shihej dikur si krahu politik i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), që luftoi kundër sundimit britanik në Irlandën Veriore.
McDonald deklaroi se preferonte të krijonte një qeveri pa “Fianna Fail” ose “Fine Gael”.
“Unë dëshiroj që të formohet një qeveri për populli”, deklaroi ajo. / /sara/ a.jor.
