Ballina Bota

BM – ”Jaguar Land Rover” frenon prodhimin e disa modeleve

LONDËR, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kompania britanike ‘’Jaguar Land Rover’’ ( JLR) ka nisur një plan të shkurtimit të prodhimit në fabrikat e saj të Castle Bromwich dhe Solihull si pjesë e një programi të rikuperimit të kostove pas rënies së shitjeve.

Siç vë në dukje revista britanike ”Autocar”, regjistrimet e dy markave ”Jaguar” dhe ”Land Rover” që i përkasin grupit indian Tata, ranë globalisht me 2,3% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, me përjashtimet të modeleve ”Range Rover Evoque” (+ 30%) dhe ”Discovery Sport” (+ 9,2%).

Modelet  që do të ndalojnë prodhimin te përkohshëm janë ”Jaguar XE”, XF dhe F-Type të cilat janë ndërtuar në Castle Bromwich dhe ”Range Rover”, ”Range Rover Sport”, ”Range Rover Velar” dhe ”Jaguar F-Pace” që po ndërtohen në Solihull.

‘’Mbrojtja e mjedisit mbetet një sfidë për sektorin tonë  dhe kompania po merr masa vendimtare për të arritur efikasitetet operacionale të nevojshme për të mbrojtur suksesin afatgjatë’’, lexohet në një shënim të JLR.

”Ne kemi konfirmuar që Solihull dhe Castle Bromwich do të bëjnë disa ndryshime të vogla në oraret e tyre të prodhimit për të pasqyruar kërkesën e luhatshme në nivel global, ndërsa ende plotësojnë nevojat e klientit’’, deklaroi kompania.   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – “Sinn Fein” kërkon mbështetje pas suksesit në zgjedhje
Artikulli tjetërOBSH, rekomandimet për shmangien e rrezikut nga koronavirusi