PEKIN, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – U konfirmuan sot në Kinë mbi 3 000 raste të reja të koronavirusit, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, çka e çon në 40 235 numrin e të prekurve në të gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 97 viktima të tjera.
Numri i viktimave kudo në Kinë tashmë ka arritur në 909, duke tejkaluar 774 viktimat nga SARS-i, një sëmundje respiratore që shkaktoi shqetësim shëndetësor global në fillim të viteve 2000.
Gjithashtu numri i rasteve të dyshuara u rrit nga 4 000 në 23 589, ndërsa ai i pacientëve të shëruar u rrit me 632, në 3 283./ /sara/ a.jor.























