Ballina Aktualitet

Aksidenti i të rinjve, MSH: 9 të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

TIRANË, 12 Mars/ATSH/-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshtatit Vërzhezhë. 9 të rinj, nga mosha 14 deri në 18 vjeç, janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës.  Një 16 vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali. Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës, ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.  Sipas ministrisë, të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Krishtlindje në Beograd edhe në mars? Pse jo?
Artikulli tjetërFOKUS – Kurz : Presidenca e radhës e Austrisë nën moton ”Europa që mbron”